DÜSSELDORF, Gjermani, 29 mars – RECOM ka kënaqësinë të njoftojë se kohët e fundit ka vendosur modulet diellore të tensionit të lartë 345Wp për ndërtimin e një projekti të madh fotovoltaik prej 3.2 MW në rajonin e Odesës, Ukrainë.
Parku diellor Suvorovo është projekti i parë në Ukrainë që përdor modulet diellore të tensionit të lartë që kanë deri në 40% rritje të fuqisë së vlerësuar të prodhimit të inverterëve. Ai përbëhet nga 9.288 module, që janë të shtrira mbi 6 hektarë tokë ukrainase, dhe u përfundua brenda 1.5 muajve, në dhjetor 2016. Suvorovo Solar do të ofrojë energji diellore të pastër dhe të përballueshme për familjet lokale të zonës, ndërsa do të garantojë sigurinë e mjedisit tonë pasi emetimi i CO2 do të reduktohet me 3.000 ton në vit.
Projekti Suvorovo Solar shënon përpjekjet e vendit për atë që është një seri hapash të bërë drejt novacionit dhe lëvizjes globale diellore. Në vitin 2017, Ukraina planifikon të instalojë centrale diellore që mund të arrijnë një kapacitet prej 1GW dhe RECOM do ta mbështesë këtë përpjekje nëpërmjet bashkëpunimeve të frytshme me aktorët kryesorë vendas, ekspertizën dhe produktet premium.
"Me një vizion të fortë afat-gjatë dhe zgjedhjen e duhur të partnerëve të aftë, të ditur dhe të besueshëm nuk ka misione të pamundura. Inovacioni, qëndrueshmëria, kënaqësia e klientit dhe soliditeti financiar janë të gjithë faktorët kyç që na vendosin si partnerë të besueshëm", tha për këtë arritje Hamlet Tunyan, CEO i RECOM.
Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm për zhvillimin e projektit Suvorovo Solar, RECOM zgjeroi partneritetin me Rengy Development për një projekt të dytë prej9.5 MW të vendosur në rajonin e Odesës. Ky projekt është aktualisht në ndërtim e sipër dhe është planifikuar të finalizohet në maj 2017.
"Suvorovo Solar ishte projekti ynë i parë në bashkëpunim me KOMRA-n dhe shënon një hap të rëndësishëm për kompanitë tona. Ne shpresojmë se do të jetë një themel i atij që mund të jetë një partneritet afatgjatë në këtë treg të gjallë dhe të lartë potencial", komentoi Narek Harutyunyan, CEO dhe Themelues i Rengy Development.